Krasniqi: Kjo çfarë po bën Kurti është “super-Zajednicë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të pranuar nga kryeministri, Albin Kurti. Krasniqi e quajti këtë draft "super-Zajednicë" dhe shtoi se nuk është i sigurt se e kalon testin e kushtetutshmërisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është hera e parë që ka draft të tillë të Asociacionit.

Krasniqi ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i pranuar nga kryeministri Albin Kurti, nuk është “Zajednicë”, por, “super-Zajednicë”.

“Kurrë Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje, ka pasur inicializim, por jo nënshkrim. Ai mundet sot me inicializu në Bruksel marrëveshje. Këto janë të pavërtetat e Kurtit… Ky draft i Asociacionit është pa njohje, kjo është super Zajednicë. Ky tekst nuk jam i sigurtë që e kalon testin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Asociacioni që ka pasur të krijohet në të kaluarën pa kompetenca ekzekutive.

“Në momentin që është bërë Kurti kryeministër, qasja e tij ndaj dialogut dhe partnerëve ndërkombëtarë ka pasur reperkusione dhe ne i kemi thanë në vazhdimësi”, ka thënë Krasniqi në “Kanal10”

Sipas tij, pas shumë mashtrimeve, prej qëllimit madhor për të arritur një marrëveshje finale të përqendruar në njohje të ndërsjellët, në Bruksel morëm përsëri marrëveshje të përkohshme të përqendruar në Asociacion, në autonomi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika