Nga pesë raste të “Dhunës familjare” në rajonin e Prishtinës, vetëm një person dërgohet në mbajtje

Raporti i Policisë së Kosovës për datën 14 nëntor tregon për pesë raste të "dhunës familjare" në rajonin e Prishtinës

Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka treguar se të martën e 14 nëntorit në rajonin e Prishtinës janë raportuar pesë raste të “dhunës familjare”, ku vetëm një person është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Policia e ka thënë se ia ka konfiskuar armën me leje, të cilën e posedonte i dyshuari.

“Prishtinë, 14.11.2023-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.  Të dyshuarit i është sekuestruar një armë për të cilën i dyshuari posedonte leje. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, sipas raportit të policisë, dhe dy raste të “Dhunës familjare” janë raportuar në Fushë-Kosovë dhe personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë, 14.11.2023-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se disa muaj më parë kishte pasur dhunë fizike nga ish bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

“Fushë Kosovë 14.11.2023-00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Po ashtu, edhe dy raste të tjera të “Dhunës Familjare” janë raportuar në dy komuna të ndryshme në Drenas dhe Podujevë, ku të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gllogoc 14.11.2023-11:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë te rregullt”.

“Podujevë 11.11.2023-19:00. Me 14.11.2023 viktima mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhune psikike ndaj tij. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika