Niveli i lartë i manganit në ujë, KRU Prishtina shpërlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badoci

KRU “Prishtina” ka njoftuar se sot do të bëjë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc

Liqeni i Badocit

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) sot do të bëjë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc.

KRU “Prishtina” ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit.

Në njoftimin e tyre thuhet se autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi.

“Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së sotme 15 nëntor 2023, KRU” Prishtina” do të bëj shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit. Zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njejtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit. Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika