Halitjaha: Shtabi i Përgjithshëm ka qenë thuajse fiktiv, urdhrat nuk vinin as nga Thaçi, as nga të tjerët

Dëshmitari Sadik Halitjaha tha se urdhrat nga Shtabi i Përgjithshëm nuk iu shkonin as nga Hashim Thaçi e as nga persona të tjerë

Dëshmitari Sadik Halitjaha tha se urdhrat nga Shtabi i Përgjithshëm nuk iu shkonin as nga Hashim Thaçi e as nga persona të tjerë.

Gjatë dëshmisë së tij në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Halitjaha tha se Shtabi i Përgjithshëm ka qenë thuajse fiktiv.

“Urdhrat nuk vinin as nga Hashim Thaçi, por nuk vinin as nga të tjerët mjerisht që ne kemi pritë e kemi idealizu një Shtab të Përgjithshëm i cili duhet të jetë krejt funksional i cili duhet të ketë nivelin më të lartë të detyrës i cili realisht ka qenë gati thuaja fiktiv, thuaja fiktiv me shumë pak njerëz, shumë pak njerëz. Nuk besoj që Hashim Thaçin ka pas 2-3 vetë jo më shumë rreth vetës dhe nuk ka mund të bëjë edhe punën që e ka pas të bëjë për detyrë si duhet, por si do qoftë urdhrat nuk kanë ardhë prej Hashim Thaçit”, tha Halitjaha, shkruan BetimipërDrejtësi.

Dëshmitarit Halitjaha iu prezantua edhe një fragment i librit të tij, ku kishte thënë se sa i takon drejtorisë politike pranë shtabit kishte pak njerëz dhe kuadro që, po ashtu, ishin pa përvojë.

“Te kthehemi tek libri juaj dëshmitar. Këtu thoni që sa i takon drejtorisë politike të formuar, ju thoni që; ndërkaq u formua dhe u organizua Drejtoria Politike pranë shtabit e cila ishte e pakët me njerëz dhe kuadro dhe po ashtu e papërvojë, por, megjithatë, pati rol të rëndësishëm në kontaktet e zhvillimet diplomatike që u zhvilluan më vonë si brenda Kosovës edhe në Rambuje.

Në kohën kur Hashim Thaçi mori këtë rol, sipas mendimit tuaj dëshmitar ai ishte i ri dhe i papërvojë, shumë i papërvojë”, tha avokati Gregory Keohe teksa po shpjegonte fragmente nga libri i Halitjahës.

Në përgjigje të kësaj, Halitjaha tha se të gjithë kanë qenë pa përvojë, mirëpo në të gjitha takimet e nivelit politik ka qenë përfaqësues Hashim Thaçi.

“Ne ndoshta të gjithë kemi qenë pa përvojë se kemi qenë në përballje lufte që për herë të parë ndodhin disa gjëra në jetë. Por, kontaktet me Tina Kajdanoven Hoolbrouk-in dhe të gjithë përfaqësuesit që kanë ardhë të takojnë kanë qenë të nivelit politik, aty ku ka përfaqësu presidenti Thaçi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika