Macron: Tensionet në Kosovë janë qetësuar pak – nuk shqetësohem për rifillim të konfliktit

"Tensionet janë qetësuar paksa tani dhe jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, ka deklaruar presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Franës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, ka takuar presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Gjatë këtij takimi, Macron u pyet edhe për tensionet në Kosovë.

“Tensionet janë qetësuar paksa tani”, ka thënë Macron për  “24heures” .

Presidenti francez megjithatë ka frikë nga konfliktet etnofetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundoi ai.

Macron foli edhe për luftën në Gaza, ku i bëri thirrje për rifillimin e dialogut politik.

“Më 7 tetor ndodhi diçka e tmerrshme. Ne e dënuam këtë sulm terrorist në termat më të fortë të mundshëm dhe i dhamë mbështetjen tonë të plotë Izraelit. Nuk do të ketë paqe pa siguri për Izraelin. E drejta për të mbrojtur veten ekziston, por nuk mund të jetë luftë totale pa rreziqe. Izraeli mund të sulmojë terroristët, por nuk mund të dëmtojë popullsinë civile”.

“Nuk ka standard të dyfishtë, ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj asaj që po përjetojnë civilët në Gaza. Ne kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm humanitar si dhe një armëpushim. Më në fund bëjmë thirrje për rifillimin e dialogut politik. Nëse duam të jemi konsistentë, duke thënë se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, nuk mund të kemi një përgjigje sigurie, por politike. Ne absolutisht duhet të rifillojmë këtë dialog politik. Por parakusht për gjithë këtë është lirimi i pengjeve, dhe ky është prioriteti i politikës sonë në rajon”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika