Momenti kur polici qëllon për vdekje kolegun brenda stacionit policor në Tiranë

Emisioni ‘Sot’ në Euronews Albania ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç

Nga pamjet shihet se si në ambientet e Komisariatit nr.3, ku ndodhi ngjarja e rëndë ishin edhe disa efektivë policie të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit.

Autori del jashtë, ndërkohë që pak para tij ka dalë edhe viktima, i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit.

Në ambientet e jashtme, pranë viktimës shihet edhe një efektiv tjetër. Në pamje të parë situata duket e qetë.

Në një moment, efektivi Ludian Zaimi kthehet me fytyrë nga 55-vjeçari Çaush Saliasi, duke qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij.

Ky i fundit përpiqet të largohet duke u futur përsëri brenda në Komisariat e duke shtyrë me këmbë derën që të largonte 25-vjeçarin, i cili shihet teksa e ndjek me armë në dorë deri te dera.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet.

Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit. Ai është ndaluar nga kolegët teksa përpiqej të largohej nga komisariati.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika