Moldavia barazon rezultatin me Shqipërinë

Moldiva ka barazuar rezultatin ndaj Shqipërisë. Vladislav Baboglo shënoi në minutën e 87-të për rezultatin 1:1, por Shqipëria tashmë me këtë rezultat ka siguruar Kampionatin Evropian

Moldiva ka barazuar rezultatin ndaj Shqipërisë.

Vladislav Baboglo shënoi në minutën e 87-të për rezultatin 1:1.

Ndryshe, në minutën e 25-të, Cikalleshi ka dridhur rrjetën e bardhë, kështu duke e kaluar Shqipërinë në epërsi.

Penaltin e ka fituar Taulant Seferi, ndërsa nga pika e bardhë ka shënuar Cikalleshi.

Ndryshe, Shqipëria po përballet me Moldavinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionaitn Evropian.

Moldavia dhe Shqipëria po përballen në stadiumin “Stadionul Zimbru”, në kuadër të Grupit E, duke filluar nga ora 18:00.

Kombëtares shqiptare i duhet një barazim sot ndaj moldavëve për të siguruar kualifikimin në Evropian.

Ndryshe, Shqipëria gjendet në vendin e parë me 13 pikë, Çekia në pozitën e dytë me 11 pikë, Polonia në vendin e tretë me 10, Moldavia në vendin e katër me nëntë pikë dhe Ishujt Faroe në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika