Ofendime, përplasje, debat i ashpër: Sokoli dhe Statovci eksalojnë në “Dueli Sportiv”

Një debat i ashpër është zhvilluar mes trajnerëve, Bylbyl Sokoli dhe Faruk Statovci

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini vazhdon të diskutohet rreth situatës së fundit të futbollistit, Edon Zhegrova, te Kombëtarja e Kosovës.

Gjatë një momenti kur ishte duke folur aktori, Kushtrim Qerimi, reagoi analisti, Faruk Statovci.

E, kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Sokolit, i cili iu drejtua me ton të ashpër Statovcit.

”Çka ka lidhje tash kjo me teatër? Pse po ofendon njerëz këtu edhe Kreshën kështu e ke ofendu. Çdo mysafir po e ofendon,” tha ai.

Teksa, Statovci u kundërpërgjigj duke thënë se Sokoli nuk mund të thirret në cilësinë e profesorit, gjatë kohës kur është pjesë e një emisioni.

”Nuk je profesor këtu se nuk jam në fakultet këtu, në studio jam. Nuk je në cilësinë e profesorit, por të analistit. Këtu je i barabartë me mua,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni videon nga momenti i përplasjes së ashpër.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika