S’ia lejojnë kandidimin Faton Bislimit, s’ia jep as fjalën në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së

Ish-deputeti, Faton Bislimi ka dështuar të futet në garë për kryetar të LDK-së në Kuvendin e dhjetë Zgjedhor.

Ai pasi është njoftuar se nuk ka të drejtë kandidimi për kryetar të partisë pasi nuk është delegat i zgjedhur, kërkoi fjalën nga Kryesia e punës, por këta të fundit nuk e lejuan që të flasë.

Gjithashtu, Bislimi nuk i është është dhënë fjala në fillim të Kuvendit dhe pse e kishte ngritur dorën për ta kërkuar.

Ndërsa, më herët, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri komentoi pretendimin Bislimit për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.

Ai tha se “ata që nuk kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, nuk janë kandidatë”.

“A keni dëgjuar ndonjë parti të ndodhë të vijë dikush tjetër dhe të thotë po dua të bëhem kryetar i partisë dhe të bëhem delegat. Shko pyeteni këta në LVV a ka bërë vaki, ose në PDK ose në Aleancë… Ke qenë pjesë po nuk ke marrë pjesë në proces zgjedhor, nuk je kandidat”, ka thënë Muhaxheri për KP.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika