Shpërthimi i vullkanit pezullon qindra fluturime në Indonezi

Një shpërthim vullkanik ka pezulluar qindra fluturime në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Indonezisë, duke lënë dhjetëra mijëra pasagjerë të bllokuar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 209 fluturime janë pezulluar, pasi hiri vullkanik nga Anak Krakatau u zbulua në hapësirën ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar Soekarno-Hatta në Xhakartë, të dielën në mëngjes.

Vullkani kishte nisur të shpërthente vonë të premten në mbrëmje, duke shkaktuar aktivitet të vazhdueshëm sizmik, burime lave dhe zhurma të fuqishme që janë dëgjuar në zonat përreth. Sipas autoriteteve, dy shpërthime të tjera kanë ndodhur në orët e para të së dielës.

Më shumë se 22 mijë persona janë prekur nga pezullimi i fluturimeve, i cili është zgjatur deri në orën 13:30 sipas kohës lokale (06:30 GMT).

Ministria e Transportit tha se ndërprerja e operimeve ka prekur kryesisht fluturimet drejt dhe nga Singapori, por edhe linja të tjera ndërkombëtare, përfshirë fluturimet drejt Dohas, Sidneit dhe Kuala Lumpurit.

Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka paralajmërim për cunami të lidhur me aktivitetin e fundit të vullkanit, i cili ndodhet në Ngushticën e Sundës, mes ishujve Java dhe Sumatra.

Ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje banorëve të zonave të prekura të qëndrojnë brenda dhe të përdorin maska mbrojtëse për t’u mbrojtur nga rreziqet për sistemin e frymëmarrjes, sytë dhe lëkurën.

Sipas gazetës lokale Kompas, disa shkolla anuluan aktivitetet të shtunën, pasi nxënësit dhe banorët raportuan irritim të syve për shkak të hirit vullkanik. Edhe disa peshkatarë anuluan daljet në det, duke raportuar probleme të ngjashme me irritimin e syve.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika