Tahiri: Qeveria s’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se ata nuk kanë një strategji të qartë në udhëheqje, por thjesht po raporton për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Ish-krynegociatorja Edita Tahiri e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk kanë strategji në udhëheqje, por vetëm po raporton për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sipas Tahirit, Qeveria po ulet në tavolinën e dialogut pa u ndëshkuar Serbia.

“Qeveria jonë nuk udhëheq, por vetëm raporton (për sulmin ne Banjske). Asnjë strategji nuk ka, madje BE bëri një veprim hoqi ndërmjetësit dhe vuri tre liderë evropianë; Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë javë Qeveria merr pjesë në Dialog pa u ndëshkua Serbia”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika