Emocionuese nga Jasir Asani: Tregon se çka ka bërë kur është ftuar për herë të parë nga Shqipëria

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, ka treguar emocionet e para që kishte pasur kur kishte marrë ftesë për herë të parë nga kuqezinjtë

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Asani ka thënë se kur është larguar për te skuadra e Gwangju në Kore të Jugut, ka menduar që nuk do t’i vijë ftesa nga Kombëtarja.

Teksa, ka potencuar se në momentin kur ishte ftuar për herë të parë nga Shqipëria, nuk ka mundur të flejë.

”Kur largohesh për në Kore të Jugut je më larg Kombëtares, mendova se nuk do të më vijë asnjëherë ftesa e Kombëtares, sepse ika nga Evropa dhe është shumë e vështirë. Gjithsesi, puna dhe sakrifica që kam bërë, e meritoja një ftesë që ta tregoja veten time si futbollist, a ia vlen të jem pjesë e Kombëtares apo jo.”

”Gjithsesi, kur erdh ftesa nuk kam flejtur gjumë s’bëhet fjalë, është një emocion shumë i madh që nuk mund ta përshkruash nëse nuk e vesh këtë fanellë ose ftesa nga Kombëtarja kur e pret,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika