Dogana shkarkon nëntë zyrtarë doganorë

Dogana e Kosovës ka vendosur të largojë nga puna nëntë zyrtarë doganorë, ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal

Dogana e Kosovës, ka njoftuar për largimin e nëntë zyrtarëve doganorë nga puna, ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal.

Sipas njoftimit të doganës, zyrtarët fillimisht janë suspenduar, ndërkaq më pas, në bazë të provave të administruara, është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.

“Dogana e Kosovës ka marrë vendim për largim nga puna të nëntë zyrtarëve doganorë, ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal”, thuhet në njoftim.

Ndonëse arsyet e shkarkimit të zyrtarëve nuk janë specifikuar, megjithatë në njoftim theksohet se veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë qenë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirësjelljes.

Ilustrim

“Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirësjelljes”, vijon njoftimi.

“Në kuadër të stafit të Doganës së Kosovës ka vlera shumë të larta profesionale dhe integritet, të cilat po bëjnë të mundur që me efikasitet të dalluar të luftohen dukuritë që dëmtojnë besimin dhe efikasitetin e organizatës, andaj kërkojmë nga publiku që të bashkëpunojnë me Doganën e Kosovës, duke siguruar informata dhe dëshmi që adresojnë kontrabandën dhe korrupsionin”, thuhet më tej në njoftim.

Po ashtu, thuhet se Dogana e Kosovës ka lansuar aplikacionin për pajisje të mençura e quajtur eDogana, zgjidhje kjo e cila paraqet një platformë të sigurt dhe të avancuar të komunikimit.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika