“Grabitjet e armatosura”, avokati Shefqeti: Identifikimi i të dyshuarve mund të bëhet përmes automjetit që kryhet vepra

"Identifikimi i shpejtë mund të bëhet përmes automjetit, ky është çelësi fillestar. Përdorimi i maskave dhe e automjetit janë të planifikuara, prandaj zingjiri i identifikimit duhet të bëhet nga pronari ose poseduesi i automjetit", ka deklaruar avokati, Florim Shefqeti

Avokati Florim Shefqeti, në lidhje me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic, ka thënë se identifikimi i të dyshuarve mund të bëhet më së lehti përmes identifikimit të automjetit të pronarit.

“Identifikimi i shpejtë mund të bëhet përmes automjetit, ky është çelësi fillestar. Përdorimi i maskave dhe e automjetit janë të planifikuara, prandaj zinxhiri i identifikimit duhet të bëhet nga pronari ose poseduesi i automjetit”, ka thënë Shefqeti.

Shefqeti, në emisionin “FIVE”, ka thënë se këto vepra penale kryhen në mënyrë të koordinuar e të planifikuar dhe zakonisht bëhen kur përfundon orari i zyrtarëve të institucionit që planifikohet të grabitet.

“Ajo që do të doja të thoja, normalisht këto vepra penale kryhen në mënyrë të koordinuar, planifikohet për të qenë më e përshtatshme, ndërrimet e punës të policëve, përfundimi i orarit të zyrtarëve, kur kemi të bëjmë me institucione bankare, pashmangshëm orari paraqet një indikacion”, ka vijuar ai.

Po ashtu, edhe ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka thënë se ky rast është një incident që hyn në kategorinë e veprave penale të rrezikshme, por sipas tij, raste të tilla mund të ndodhin në çdo vend.

Ai ka theksuar se veprimet e Policisë duhet të jenë parandaluese edhe pas kryerjes së veprës në mënyrë që të shmangen rastet e reja.

“Ndodhin gjithandej, nuk mund të them që vetëm në Kosovë. Veprimet e Policisë duhet të jenë proaktive dhe reaktive, dallon taktika e reagimit, si p.sh. në rastin në Suharekë janë veprime që duhet shpejt të ndërmerren, në krahasim me incidentin që ka ndodhur në Prizren”, ka thënë Sylejmani.

Ndryshe, një zyrtar policor është plagosur në këmbë në momenti kur ka intervenuar në një tentim grabitje në Suharekë.

Polici në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

Katër persona, sipas Policisë, ishin të armatosur dhe kishin tentuar ta grabisin një argjendari.

Të dyshuarit, sipas pamjeve, kishin me vete armë të gjata dhe ende janë në arrati.

“Nje grabitje ka ndodhur në një dyqan të argjendarisë në Suharekë rreth orës 15:45. Patrullat policore të Stacionit të Policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo Policia ka mbërritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë. Gjatë intervenimit, një zyrtar policor ka mbetur i plagosur në këmbë”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika