Bislimi takon ambasadorin britanik, flasin për situatën e sigurisë në vend

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit kanë biseduar mbi situatën e sigurisë në vend e ku është theksuar edhe kontributi i kontingjentit britanik brenda KFOR-it.

Zëvendëskryeministri Bislimi e ka njoftuar ambasadorin Abbott edhe mbi takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve dhe procesin e dialogut.

Ai ka theksuar se Republika e Kosovës vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

“Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë një miqësi e partneritet të fuqishëm”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi e ka falënderuar ambasadorin Abbott për takimin e frytshëm, si dhe ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika