Tahiri: Qe tri vjet kemi parë heshtje nga VV-ja për rastin Dehari, duam raport se çfarë shkaktoi zjarri në IML

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e së enjtes ka kërkuar nga qeveria një raport se çfarë dëmesh ka shkaktuar zjarri në IML teksa ka theksuar se do të propozojë themelimin e një komisioni hetimor në lidhje me këtë çështje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar raport nga qeveria në lidhje me zjarrin që kaploi ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore më 21 nëntor, ku përfshiu disa zyra në katin e dytë të ndërtesës, si dhe pjesën e çatisë mbi të.

Ai ka kërkuar nga qeveria një raport në lidhje me atë se çfarë është dëmtuar në këtë institut nga zjarri, duke kërkuar detaje se a janë shkatërruar mbetjet mortore dhe ekspertiza të ndryshme.

“Skandalet janë aq të mëdha, sa që është problem, a të flasim për grabitjet, apo institutin e IML-së për djegiet dhe ende nuk kemi ndonjë raport për dëmet që janë bërë, kemi edhe dështimin e regjistrimit të popullsisë vetëm për mos ta nxjerrë shifrën e saktë, sepse shifrat e migrimit janë të frikshme. Prej ardhjes së VV-së në pushtet, u ballafaquam me humbjen e mostrave të Deharit, ky institucion humbi mostrat e Deharit, u ballafaquam me një zjarrvënie të dyshimtë, përpos që krijoi dëme milionëshe, ende nuk e kemi të qartë se cilat janë dëmet që ka shkaktuar përmbajtësisht në këtë institucion”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se javën tjetër PDK-ja do të propozojë themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për një raport në lidhje me dëmet që janë shkaktuar nga zjarri në IML.

“Çfarë raporti dhe ekspertiza për vrasje të dyshimta janë zhdukur nga kjo djegie, tani e tutje kemi parë heshtje, qetësi absolute nga VV për rastin Dehari. Ju kemi pritur për tre vjet ta trajtoni një çështje të tillë, do t’i propozojmë kuvendit një komision hetimor që do të hetojë dëmet që ka shkaktuar ky dëm në IML”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika