(VIDEO) Vetëvendosje: Nëse grupet fashiste provojnë diçka, do ta marrin përgjigjen e 24 shtatorit

"Është evidente që Serbia nuk do marrëveshje sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi", thuhet në përshkrimin e VV-së në videomesazhin e publikuar kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë me një videomesazh, ku shpërfaq personalitetin “drama queen” të Ballkanit, Aleksandër Vuçiq, njëherësh president i Serbisë.

VV-ja ka thënë se Vuçiq nuk është i interesuar për normalizimin e raporteve, pasi nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës.

“Kjo deklaratë e përshkruan qasjen e këtij shteti për tash e një kohë karshi dialogut. Më 28 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, Vuçiqi iku nga nënshkrimi, ani pse thoshte se është dakord me marrëveshjen. Ai në vazhdimësi e shkeli marrëveshjen e Brukselit, për të cilën thoshte se është dakorduar. Për më pak se gjashtë muaj, as marrëveshjes që në mënyrë decidive thotë se palët do ta respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës”, thuhet në videon e VV-së.

“Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës

Më 28 shkurt 2023 – Në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen, por iku nga nënshkrimi. Më 18 mars 2023 – Në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por iku nga nënshkrimi.

Serbia, pavarësisht dakordimit, ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës, çka përbën shkelje të marrëveshjes. Serbia lobon dhe voton kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, çka përbën shkelje të marrëveshjes. Më 24 shtator 2023, përmes sulmit terrorist organizuar, financuar dhe mbështetur nga shteti i Serbisë, tentohet aneksimi i pjesë së veriut të Republikë së Kosovës, që përveçse shkel direkt marrëveshjen, paraqet edhe agresion ndaj vendit tonë.

Me 26 tetor 2023 – në Bruksel, Serbia sërish ikën nga nënshkrimi.

Është evidente që Serbia nuk do marrëveshje, sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi”, thuhet në përshkrimin e VV-së për videomesazhin e publikuar kundër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika