Gashi: Komunikatat e shkruara nga Rusia publikohen në mediet e Kosovës

Njëri nga autorët e raportit të Dezinformimit, “Vorbulla e Rrenave” është edhe Kreshnik Gashi.

I ftuar tek emisioni ”Five” me Dibran Istrefin, Gashi ka potencuar se komunikatat e shkruara nga Kremlini transmetohen te mediet e Kosovës, por pa u redaktuar ose censuruar, ose të paktën pa e dhënë një shpjegim se ky është një qëndrim i tyre dhe nuk mund të jetë 100% i saktë.

“Komunikatat e shkruara prej Kremlini, pra Rusisë, transmetohen tek mediat e Kosovës pa u redaktu, pa u censuru. Ose të paktën, pa iu dhënë një shpjegim, ky është vetëm qëndrim i tyre, i cili nuk mund të jetë 100% i vërtetë. Edhe kundërshtimi i këtyre narrativave bukur serioz nga institucionet tona dhe influencer që mos me u përdorë tutje”, ka shtuar Gashi.

Ai tutje ka theksuar se janë gjetur të dhëna “bukur shqetësuese” qoftë për ndikimin dhe planin rus në targetimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

“Janë gjetur të dhëna bukur shqetësuese për ndikimin dhe planin rus në targetimin e Kosovës nëpërmjet dezinformatave, me theks të veçantë targetimin e marrëdhënieve ndëretnike në vendin tonë, po ashtu edhe targetimin e narrativeve, të cilat synojnë me e prishë vullnetin e Kosovës në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE. Këto të dhëna janë të argumentuara dhe ndërlidhen me mënyrën se si është nisur narrativa prej Kremlinit. Prej zyrtarëve të Kremlinit dhe pastaj është transmetuar qoftë tek niveli politik në Serbi, përfaqësues lokalë serbë në Kosovë dhe raste të caktuara përfaqësues lokalë shqiptarë në Kosovë, i cili e ka përqafuar atë narrativë, qoftë edhe pa vullnetin e vet”, ka theksuar Gashi.

Sa i përket narracionit kinez në Kosovë, sipas raportit, pika e parë është promovimi i Shteteve të Bashkuara si diçka e keqe dhe si vend që ka kriminalitet të lartë dhe probleme me sundimin e ligjit.

“Çështja e ndikimit kinez përfshin dy synime kryesore, e para me dëmtu reputacionin e SHBA-së në Kosovë dhe me kriju një pasqyrë tjetër se si SHBA-ja me u portretizuar në rajonin e Ballkanit. Në anën tjetër, është narrative për ekonominë e cila synon me promovu një ekonomi të zhvilluar të Kinës, e cila synohet atje”, ka shtuar Gashi.

Pika e dytë është promovimi i informacioneve rreth shëndetësisë në Kinë, ndërsa e treta është promovimi i Kinës si vend i zhvilluar, prodhimet e së cilës duhet të blihen.

Sipas raportit, mediet në Kosovë nuk kanë standarde për trajtimin e narracionit kinez.

Ndryshe, Raporti është hartuar gjatë periudhës nëntor 2022-prill 2023 dhe rekomandon veprime për institucionet e vendit si dhe mediet.

 

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika