Vuçiq: Nevojitet një qasje dypalëshe nëse duam të shkojmë drejt Bashkimit Evropian

Në tryezën e emëruar si “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, prej të cilave ka kërkuar qasje dypalëshe për të shkuar drejt Bashkimit Evropian

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po qëndron në Davos, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Duke folur për mediat, Vuçiq tha se më shumë njerëz janë përfshirë në nismën e Ballkanit të Hapur, raporton media serbe Pink.rs.

‘’Jemi të kënaqur me atë që kemi. Marrëdhëniet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira’’, tha Vuçiq.

‘’Nëse duam të shkojmë në BE, na duhet një qasje dypalëshe. Duhet të ndjejmë respekt’’, tha presidenti i Serbisë, transmeton PortaliD.

Edhe pse në këtë takim ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Vuçiq nuk përmend Kosovën, sa i përket çështjes së marrëdhënieve me shtetet fqinje.

Tryeza e emëruar si “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, ka bërë bashkë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë tryezë, e cila është mbajtur në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, krerët e dy vendeve fqinje janë përballur si pjesë e panelit, i cili është zhvilluar të mërkurën e 25 majit.

Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin Ekonomik në Zvicër

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika