Meta ka kërkuar ndjekje penale dhe hetim mbi trafikantët e qenieve njerëzore

Ilir Meta për trafikimin e qenieve njerëzore është shprehur se është e rëndësishme që strukturat kriminale të hetohen duke u shoqëruar me një fushatë ndërgjegjësimi në komunitetet më vulnerabël.

Predidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, të mërkurën ka kërkuar ndjekje penale, dënim për trafikantët dhe hetim për çdo zyrtar bashkëpunëtor që është i përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjatë fjalimit të tij në “Forumin e Lirisë Ballkanike” për trendin aktual të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan, Meta është shprehur se është e rëndësishme që strukturat kriminale të hetohen duke u shoqëruar me një fushatë ndërgjegjësimi në komunitetet më vulnerabël.

Meta ka shtuar se ishte i nderuar që ka marrë pjesë në forum për të diskutuar dhe për të përcjellë mesazhe inkurajuese për të gjitha institucionet përgjegjëse, për të shumëfishuar përpjekjet dhe nismat konkrete efikase në luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.

Ilir Meta

Në forum është diskutuar edhe për nxjerrjen para drejtësisë të autorëve përgjegjës, marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të trafikimit.

“Nevojitet përmirësim i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, sigurimi i identifikimit fillestar dhe referimi i menjëhershëm i viktimave apo viktimave të mundshme pranë shërbimeve përkatëse. Mbrojta e së drejtës së jetës dhe integritetit njerëzor është një mision që na përket të gjithëve!”, ka deklaruar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika