Arrestohet një polic, dyshohet për ngacmim e dhunim seksual

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve

Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor në Gjakovë, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Ngacmim” dhe “Dhunim”.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën, në këtë rast përmes disa fotove dhe videoincizimeve.

“Inspektorati policor kishte pranuar informacione dy ditë më herët nga Policia e Kosovës dhe ankuesja e cila ka denoncuar rastin, në të cilin rast, ky zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe videoincizimeve”, thuhet në njoftim.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore, pas të cilave zyrtari policor, i dyshuar në këtë rast, është arrestuar, kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika