Kurti: Prekazi, kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazhe në​ Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz ka thënë se Prekazi me "Epopenë e UÇK-së", është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka bërë homazhe në​ Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti pas homazheve ka thënë se Prekazi me “Epopenë e UÇK-së” është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare.

“Për çdo 28 nëntor ne kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë, flamurin tonë dhe çlirimin arbënor nga shekulli i XV, kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Ismail Qemajlin në Vlorë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por, gjithashtu, edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti është shprehur se në Prekaz kuptojmë se sa i lartë ka qenë çmimi për lirinë që ne e gëzojmë.

“Këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë, flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë që ne e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi për përgjegjësi institucionale e qytetare. Lavdi Jasharëve, lavdi kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka thënë tutje kryeministri i Kosovës.

“Lavdi Jasharajve, lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka thënë tutje Kurti, njofton Kryeministria.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika