Gexha pas protestës së stafit mbështetës në pandemi: Në fund të javës pritet vendimi për procedimin e pagave

Gexha pas protestës së stafit mbështetës në pandemi ka thënë se në fund të javës pritet vendimi që të procedohet me paga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka deklaruar se në fund të javës pritet që të merret vendimi që të procedohet me paga për stafin mbështetës për COVID-19.

Në një konferencë për media, Gexha-Bunjaku ka njoftuar se janë zhvilluar takime me përfaqësues të grupeve nga kabineti i ministrit, ndërsa shtoi se deri më tani ka pasur paqartësi procedurale të administratës, të cilat tashmë janë sqaruar.

“Janë zhvilluar dje takime me përfaqësues të grupeve nga kabineti i ministrit. Deri më tani ka pasur paqartësi procedurale të administratës të cilat tashmë janë sqaruar nga të gjitha dikasteret dhe deri në fund të javës presim të merret vendimi në mënyrë që sa më shpejt të procedohet me pagat e stafit mbështetës për COVID-19”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, stafi mbështetës i infermierëve të cilët ishin të angazhuar në kohën e pandemisë COVID-19, ka zhvilluar një protestë para ministrisë së Shëndetësisë, të mërkurën e 25 majit.

“Ju të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim arsyeja”, “Në vend të motivimit është zhgënjimi”, “Heronjtë e pandemisë të harruar nga Qeveria e Kosovës”, “Rrezikova veten dhe familjen time për të të shpëtuar familjen tënde dhe si u shpërbleva?”,“Në vend të vlerësimit është injorimi”, ishin disa nga pankartat që ata mbanin në duar.

Gjatë kësaj proteste të mbajtur para objektit të ministrisë së Shëndetësisë, duke brohoritur “duam pagat tona”, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mosekzekutimin e pagesave.

“Qëllimi i organizimit të protestës është për mosekzekutimin e pagave. Nuk largohemi nga këtu pa marrë një përgjigje zyrtare, janë bërë gati tre muaj pa paga, kemi bërë shkresa e emaile por s’kemi marrë përgjigje. Ne punën e vazhdojmë njëjtë, jemi të angazhuar maksimalisht, nuk kemi dallim nga ata që janë të rregullt, një mijë e 304 jemi momentalisht”, është shprehur përfaqësuesja e infermierëve, Nurie Uka, e sistemuar në klinikën e Ortopedisë.

Qëndresa Berisha, një tjetër protestuese, e cila punon në Qendrën e Vaksnimit, i ka renditur disa nga arsyet e protestës, duke paralajmëruar ikjen nga Kosova në drejtim të shtetit gjerman.

“Jemi që dy vjet me kontrata mbi vepër, shkaku i pagesave jemi këtu, shkaku i dytë është vazhdimi i kontratave tona, dhe pagesa tremujore që është vonuar. Kjo vonesë prej tre muajsh na ka shkaktuar që, unë personalisht si infermiere ta shkëpus kontratën dhe do të zhvendosem në Gjermani”, ka thënë ajo.

“Jemi maltretuar shumë për dy vjet dhe pa pushim, dy vjet të punojmë në momentet më të vështira ka qenë e vështirë, kemi humbur edhe familjarë ndër ta jam edhe unë”, shtoi ajo.

Në kohën kur Kosova përballej me një fluks të lartë të infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e virusit Coronavirusit, MSH-ja kishte marrë vendim që t’i rekrutojë si staf mbështetës rreth 840 infermierë, me qëllim që “lufta” ndaj këtij virusi të ishte më e lehtë.

Thirrjes për aplikim iu përgjigjën menjëherë mijëra infermierë nga i gjithë vendi, të cilët siç edhe thuhej nga vetë zyrtarët e MSH-së, filluan të punonin në “vijën e parë të frontit”, në qendra të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës.

Tash kur rastet e vdekjes dhe infektimeve kanë rënë, kjo kategori nuk po vlerësohet si duhet. Stafi mbështetës i infermierëve, që kanë ende kontrata të vlefshme, të cilat u skadojnë më 15 e qershor të këtij viti, tashmë ka gati tre muaj që nuk po marrin pagë, edhe pse një gjë e tillë u takon nga kontratat e tyre valide.

Pos kësaj, edhe pse konsiderohen punëtorë të një institucioni publik, ata nuk e kanë marrë as shtesën e 100 eurove që është paraparë të ndahet nga Qeveria e Kosovës, për të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Protesta e “heronjve të pandemisë”, paralajmërojnë largimin nga Kosova

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika