Krasniqi: Pushteti ka dështuar në Kuvend, shumë nga ligjet e miratuara në kundërshtim me Kushtetutën

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se pushteti "ka dështuar" në Kuvend, dhe se shumë nga ligjet e miratuara janë në kundërshtim me Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një videoje, ka treguar një nga të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovën.

Ai ka thënë se ky pushtet edhe pse e ka shumicën parlamentare nuk ka aftësi.

“Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë korum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon të ketë numrin më të madh të deputetëve”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se edhe nga ligje të miratuara, shumë prej tyre kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika