Osmani takohet me kryeministrin çek, e vlerëson Republikën Çeke si aleate të rëndësishme të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, në kuadër të Samitit Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28 në Dubai. Osmani ka vlerësuar Çekinë si aleat të rëndësishëm dhe mbështetës të rrugës euroatlantike të Kosovës dhe ka shprehur angazhimin për të thelluar bashkëpunimin dypalësh gjatë këtij takimi

Në kuadër të takimeve në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28 që po mbahet në Dubai, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të shtunën me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala.

E para e shtetit ka theksuar se Çekia është aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e madhe e rrugës euroatlantike të vendit.

“Gjatë COP28, falënderova kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shprehëm angazhimin tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika