Shteti suedez do të bëjë një hetim për vrasjen e Liridona Ademajt, thotë avokatja Iseni

Avokatja Saranda Iseni ka thënë se shteti suedez është i obliguar që të përcjellë dhe të bëjë një hetim për atë se çfarë ndodhi të mërkurën e 29 nëntorit në Kosovë

“Liridonën e ka karakterizuar një mirësi, butësi dhe një buzëqeshje fantastike”.

Kështu e përshkruan Liridona Ademajn, avokatja në Suedi, Saranda Iseni, në një linjë të drejtpërdrejtë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ajo ka treguar se lajmi për vrasjen e Liridonës mori hov në pothuajse të gjitha mediet më të mëdha në Suedi.

“Është një humbje shumë e madhe, e kemi përjetuar shumë rëndë sikurse të gjithë të tjerët dhe normalisht edhe shteti suedez dhe njerëzit që e kanë njohur Liridonën e kanë përjetuar rëndë. Unë jam një nga ato që e kam njohur nga afër. Ajo ka qenë një femër e zgjuar, por mbi të gjitha e ka karakterizuar një mirësi, butësi dhe një buzëqeshje fantastike”, tha ajo në një linjë direkte në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ajo ka thënë se shteti suedez është i obliguar që të përcjellë dhe të bëjë një hetim për atë se çfarë ndodhi të mërkurën e 29 nëntorit në Kosovë.

“Të gjitha mediat kryesore e kanë paraqitur këtë lajm, është përhapur në të gjitha rrjetet sociale, por mbi të gjitha ato më të mëdha shtetërore ose private e publike. Informatat që janë publikuar ose artikujt që janë publikuar janë më shumë me të dhëna nga mediat shqiptare, meqë rasti ka ndodhur në Kosovë, por njëkohësisht është shprehur një dhimbje e madhe, sepse ajo është një nënshtetase suedeze dhe kjo ngjarje përveç procedurës ligjore që është duke u zhvilluar në Kosovë, njëkohësisht, do të bëhet edhe një procedurë ligjore në Suedi. Për momentin nuk kemi ndonjë informatë të saktë. Është i obliguar shteti për të përcjellur dhe për të bërë një hetim se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

Avokatja Iseni, teksa tregoi se çiftin e kishte takuar dy herë, thotë se të njëjtit ishin shumë të dashur me njëri-tjetrin.

“E kam takuar dy herë dhe ka qenë gjatë aktiviteteve kulturore, atë që kam parë ka qenë me të vërtetë një çift shumë i lumtur dhe shumë të dashur ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika