Erdogan lidh anëtarësimin e Suedisë në NATO me sigurimin e aeroplanëve F-16

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kushtëzuar ratifikimin e aplikacionit të Suedisë për anëtarësim në NATO me miratimin e kërkesës për blerjen e aeroplanëve luftarakë F-16 nga Turqia

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi nga arkivi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka kushtëzuar ratifikimin e aplikacionit të Suedisë për anëtarësim në NATO, me miratimin e kërkesës që i ka bërë Ankaraja Kongresit amerikan për aeroplanët luftarakë, F-16.

Suedia dhe Finlanda kanë hequr dorë nga disa dekada të neutralitetit dhe kanë kërkuar të anëtarësohen në aleancën veriatlantike, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të vitit të kaluar.

Kërkesat e tyre janë miratuar shpejt prej të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, përveç Turqisë dhe Hungarisë.

Dy vendet e kanë miratuar këtë vit aplikacionin e Finlandës, por jo edhe të Suedisë.

Erdogani ankohet se Stokholmi nuk ka marrë masa të mjaftueshme për t’i shtypur grupet kurde, që Ankaraja i konsideron terroriste.

Komiteti për Çështje të Jashtme i Parlamentit të Turqisë e ka shtyrë votimin për aplikim për më vonë, vendim që është kritikuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Erdogan e ka dhënë këtë sinjal të fortë të premten, që parlamenti do të veprojë në rastin e Suedisë, nëse Kongresi amerikan miraton kërkesën e Turqisë për blerje të aeroplanëve F-16 dhe pjesëve të tyre.

“Ju thoni se do të merrni hapa në çështjen e aeroplanëve F-16, pas miratimit në Kongres, mirëpo edhe unë kam Parlament”, ka thënë Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

“Nëse ne jemi dy shtete aleate në NATO, atëherë duhet ta bëni pjesën tuaj, në solidaritet, dhe Parlamenti ynë do ta bëjë pjesën e vet. Kjo është e gjitha”.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka premtuar vazhdimisht që do ta çojë përpara planin për shitjen e aeroplanëve, shkruan REL.

Mirëpo, miratimi i kërkesës ka hasur në rezistencën nga liderë të Kongresit, të cilët përmendin shqetësimet lidhur me historikun e Turqisë në fushën e të drejtave të njeriut, dhe raportin me Greqinë, po ashtu anëtare e NATO-s.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika