Bien çmimet e ndërtimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023

ilustrimi

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati rritje për 0.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023.

Ndërkaq, krahasuar me vitin e kaluar, indeksi i kostos së ndërtimit pati rënie për -1,6 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,4% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023.Rritje kishte te: kostot e tjera (1,3%); pagat (0,8%); dhe materialet (0,7%)”, thuhet në raport.

Ndërsa, rënie më të madhe kishte te: energjia 7,1%, makineritë 2,1% dhe transporti 1,8%.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie -1,6% në TM3 2023, krahasuar me TM3 2022. Rënie më të madhe kishte te: energjia -44,9%, transporti -8,1%, dhe te materialet -1,5%.

Ndërsa, rritje pati te: makineritë 4,0%, kostot e tjera 3,3% dhe pagat 3,1%”, thuhet tutje në raportin e ASK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika