Zelensky e nis vizitën në ShBA me lutje për ndihma ushtarake

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nisi ditën e parë të vizitës në Uashington më 11 dhjetor me një lutje për liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara për ndihma ushtarake

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nisi ditën e parë të vizitës në Uashington më 11 dhjetor me një lutje për liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara për ndihma shtesë për vendin e tij të rrethuar, duke u thënë atyre se “ne nuk do të dorëzohemi” në luftë kundër pushtimit nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Putini duhet të humbë patjetër. Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë. Ju mund të llogarisni në Ukrainën, dhe ne shpresojmë njëjtë se do të mundë të llogarisim në juve”, tha Zelensky gjatë një takimi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.

Sekretari amerikan i Shtetit, Lloyd Austin, i premtoi mbështetje të palëkundur Kievit dhe paralajmëroi se Putini ende shpreson në fitore në luftë kundër Ukrainës, me gjithë humbjet e mëdha të Kremlinit në konfliktin që nisi në shkurt 2022.

“Me gjithë krimet dhe izolimin, Putini ende beson se ai mund ta mposhtë Ukrainën dhe se mund ta mposhtë Amerikën. Por, ai e ka gabim”, tha Austin.

“Përkushtimet e Amerikës duhet të nderohen”, shtoi ai, teksa administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po ka vështirësi ta bindë opozitën republike për ta vazhduar mbështetjet për Kievin.

Bideni e ftoi Zelensky-n në Uashington për ta rikonfirmuar mbështetjen e administratës së tij për Kievin në një kohë të mosmarrëveshjes me republikanët në Kongres, të cilët i kanë bllokuar ndihmat ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në vlerë dhjetëra miliarda dollarë.

Ai do ta mirëpresë liderin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor, tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre.

Zelensky do t’u adresohet edhe senatorëve amerikanë dhe do të takohet edhe me kryetarin e ri republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson. /REL

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika