Blinken: Mbështetja e Kinës për Putinin “duhet të ngrejë këmbanat e alarmit”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbajtur një fjalim ku është biseduar për politikën e SHBA-së ndaj Kinës duke kritikuar Kinën për mbrojtjen e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kritikoi Kinën për mbrojtjen e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës, duke thënë se mbrojtja “duhet të ngrejë këmbanat e alarmit për të gjithë ne që e quajmë rajonin Indo-Paqësor”, raporton CNN.

“Edhe pse Rusia po mobilizohej qartë për të pushtuar Ukrainën, Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Presidenti rus, Vladimir Putin deklaruan se miqësia midis vendeve të tyre ishte, dhe unë citoj, ‘pa kufij’,” tha Blinken, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Instituti i Politikave të Shoqërisë së Azisë në Universitetin George Washington në Washington, DC, më 26 maj.

Ai theksoi se SHBA nuk po kërkon një konflikt apo një luftë të re të ftohtë me Kinën.

“Detyra jonë është të dëshmojmë edhe një herë, se demokracia mund të përballet me sfida urgjente, të krijojë mundësi, të avancojë dinjitetin njerëzor, se e ardhmja u përket atyre që besojnë në liri dhe se të gjitha vendet do të jenë të lira të hartojnë rrugët e tyre pa detyrim”, tha Blinken.

“Ne nuk po kërkojmë për konflikt apo një luftë të re të ftohtë. Përkundrazi, ne jemi të vendosur t’i shmangim të dyja”, tha sekretari amerikan.

“Edhe pse lufta e presidentit Putin vazhdon, ne do të mbetemi të fokusuar në sfidën më serioze afatgjatë ndaj rendit ndërkombëtar – dhe kjo është paraqitur nga Republika Popullore e Kinës”, shtoi ai, transmeton PortaliD.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika