(Video) Arrestohet presidenti i klubit turk që goditi gjyqtarin në fushë

Drejtuesit e futbollit turk i kanë pezulluar ligat pasi gjyqtari Halil Umut Meler u godit nga presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca.

Mediumet turke raportojnë Koca është arrestuar dhe ndaj tij janë iniciuar procedura hetimore.

BBC-ja ka raportuar të martën se ligat janë shtyrë për një kohë të pacaktuar, e kreu i Federatës së Futbollit, Mehmet Buyukeksi, e ka quajtur “natë turpi për futbollin turk”.

Gjyqtari Meler u godit pasi klubi i Kocas pranoi golin e barazimit në minutën e 97-të me Caykur Rizesporin.

Meler mori disa goditje të lehta nga të tjerët gjersa ishte i shtrirë në fushë.

Incidenti shkaktoi skena kaotike, ku u përfshinë lojtarët dhe zyrtarë të klubit.

Koca kërkoi trajtim në spital, por “procedurat e paraburgimit do të kryhen pas trajtimit”, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya.

Ministria bëri të ditur se edhe të tjerë u arrestuan “për pjesën e tyre në incident”.

“Ai ka gjakderdhje rreth syrit të majtë dhe një frakturë të vogël. Në do të monitorojmë gjyqtarin tonë deri në mëngjes për shkak të traumës në kokë. Do ta lirojmë atë nga spitali pas ekzaminimeve të nevojshme”, thuhet në njoftimin e spitalit ku u trajtua gjyqtari.

Meler, 37-vjeçar, është në listën e elitës së arbitrave të UEFA-s.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika