Zjarrfikësit sot do të protestojnë para Qeverisë

Në njoftim thuhet se protesta vjen si shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin e zjarrfikjes dhe të shpëtimit

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Zjarrfikësit, sot, duke filluar nga ora 10:30, do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga ata thuhet se protesta vjen si shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin e zjarrfikjes dhe të shpëtimit.

“Kryesia e Sindikatës se zjarrfikësve te Kosovës, ka vendos qe ne shenj pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen ne përgjithësi në shërbimin e zjarrfikjes  dhe shpëtimit, mos plotësimi i kërkesave te parashtruara me kohë, kërkesa te drejta dhe legjitime, të bazuara ne ligje dhe se fundi edhe vendimi qe zjarrfikësve te ju anulohet pagesa per rrezikshmëri ne punë, vendim i pa analizuar mirë  dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes Komunave dhe MPB/AME,  mos planifikimi buxhetor për zjarrfikësa, kushtet e dobëta të punës, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, mosha mesatare ne prag te viteve 50, kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë dhe njeherit si pasojë e problemeve te pa zgjidhura me dekada, kemi vendos që me dt. 14.12.2023 te riaktivizoj protestë, qe edhe një here qeveria e Kosovës te dëgjoj zërin e zjarrfikësve dhe te shqyrtojë urgjentisht gjendjen e krijuar, protesta do te organizohet para ndërtesës se Qeverisë së Kosovës ne ora 11:00 dhe do te vazhdojë deri sa zjarrfikësit e Kosovës te marrin përgjigje per kërkesat e parashtruara”, thuhet në njoftim.

Protesta do të jetë paqësore nga parkingu i pallatit të Rinisë duke defiluar këmbë sheshit “Zahir Pajaziti” deri te objekti i Qeverisë së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika