Sindikata e Policisë: S’do ketë protestë për këtë vit, presim dialog social

Sindikata e Policisë ka njoftuar se deri në janar të vitit të ardhshëm nuk do të ketë më ndonjë aktivitet sindikal

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë protestojnë para Qeverisë së Kosovës, 2 nëntor 2023.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku është diskutuar për protestën e përbashkët me Njësinë Speciale Operative (NjSI) dhe njësitë e tjera të mbajtur të shtunën e 9 dhjetorit.

Në këtë takim, sipas njoftimit, u vlerësua se protesta është menaxhuar mirë dhe e ka arritur efektin e vet me kërkesat e paraqitura.

Në komunikatën e lëshuar bëhet me dije se deri në janar të vitit të ardhshëm nuk do të ketë më ndonjë aktivitet sindikal.

“Ndërsa, për hapat tjerë, Këshilli Drejtues vendosi që në muajin janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i Këshillit Drejtues dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social. Arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog dhe pasi është fundi i vitit, si dhe për shkak të festave që pasojnë nuk mund të realizohet ndonjë aktivitet sindikal”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë protestuar të shtunën pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, duke bërë thirrje për përmirësim të përgjithshëm të kushteve të punës dhe duke shpalosur një varg kërkesash tjera.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, kishte thënë gjatë protestës se kërkesat e policisë janë përmirësimi i kushteve të punës si veshmbathja, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore, sigurim jetësor dhe shtesa të përhershme të rrezikshmërisë në punë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika