(Video)Aksident i rëndë në Prizren, raportohet për tre të vdekur dhe tre të lënduar

Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në dalje të Komunës së Prizrenit. Në aksident dyshohet se janë përfshirë dy vetura të cilat thuhet se ishin duke bërë gara ilegale

Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në dalje të Komunës së Prizrenit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas informatave të deritanishme në aksident janë përfshirë dy automjete.

Dyshohet se në momentin e aksidentit, veturat kanë qenë duke bërë gara ilegale.

Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve të tjerë nga aksidenti.

Redaksia e Portalit Dukagjini ka tentuar të kontaktoj policinë, por deri më tani nuk janë përgjigjur lidhur me këtë rast.

Më poshtë gjeni videon nga përplasja e automjeteve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Të fundit nga rubrika