OShP me pak efikasitet më 2023, shumë ankesa s’morën përgjigje brenda afatit

Po përfundon viti 2023, por puna e Organit Shqyrtues të Prokurimit nuk po vlërsohet efikase. Inciativa për Progres, ka publikuar një raport ku përmende telashet në funksionim dhe zgjidhjen e ankesave brenda afatit ligjor

Rregulloren e ndryshuan dy herë brenda vitit 2023, por efikasiteti në punë nuk është parë nga Organi Shqyertues i Prokurimit.

Inciativa për Progres, ka publikuar një raport për përiudhen janar shtator, në të cilin theksohet se gjatë kësaj periudhe, në OSHP ishin deponuar 748 ankesa nga operatorët, ndërkohë as çereku i tyre nuk janë zgjidhur brenda afatit ligjor.

“Ky ndryshim I rregullorës është në kundërshtim me ligjin e  prokurimit publik dhe nuk ka qenë në transparenc të plotë.  Para amandamentimin e  rregullorës koha  mesatarës e shprehur në dit në zgjedhjenë e  ankesave ka qenë 55 dit ndërsa pas amandemtimit të rregullorës është rritur në 63 ditë, pra amandametimi i  rregullorës nuk ka prodhurar efekt”, ka thënë Arbër Kabashi – Monitoruesi i INPO-s.

Arbër Kabashi nga INPO, tregon se OSHP ka vendosur se për ankesa, vlera e parashikuar për tu trajtuar nga një panel individual nga 100 mijë është rritur në 300 mijë euro, gjë që sipas tyre është jo adekuate.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga OSHP në lidhje me gjetjet e raportit, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

Kritika për punën  e këtij organi përgjatë këtij viti kanë edhe deputetë të opozitës.

Ferat Shala nga PDK thotë se bllokimi i OSHP-së ka dëmtuar shumë projektet zhvillimore të vendit.

“Vetëm gjatë vitit 2023 kemi pasur dy dorëheqje një shkarkim dhe dorëheqje të ekipit menaxhues dhe kemi pasur ikje të disa kuadrove të tjerë si rezultat i presionit. Fati i keq është se atje kemi vonesa të dukshme në përgjigje të ankesave dhe si rezultat të saj kemi shumë projekte të vonuara ose që punojnë jashtëligjshme”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Bordi i OSHP-së, në vazhdimësi gjatë këtij viti ka funksionuar me numër të ulët të anëatarëve, ku gjatë periudhës janar-korrik ka funksionuar me katër anëtarë, ndërsa nga korriku deri në shtator me vetëm tre anëtar.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika