Kosova sot temë diskutimi në Këshillin e Evropës

Grupi Koordinues i formuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të mbledhë anëtarët e tij në një takim koordinues, duke përfshirë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci

Flamujt e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Grupi i formuar për të drejtuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të mbledhë këtë të hënë anëtarët e tij në një takim koordinues.

Në këtë takim do të marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Vendimi për ngritjen e këtij Grupi Koordinues është marrë nga kabineti qeveritar më 12 korrik të këtij viti, në vijim të propozimit të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Kjo lëvizje pason hapat e mëparshëm të ndërmarrë nga Kosova më 12 maj 2022, kur zyrtarisht filluan procedurat e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me dorëzimin e aplikimit në selinë qendrore në Strasburg.

Roli i Grupit Koordinues pritet të jetë kyç në nxitjen e kooperimit të brendshëm dhe të punojë në përgatitjen e një paraqitjeje të qartë dhe të koordinuar të progresit të Kosovës në fushat kritike, si respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe thellimi i demokracisë./ EO

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika