Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Sot, në Kuvendin e Kosovës është paraparë të mblidhen katër komisione parlamentare, sipas kalendarit: Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim

Mbledhja në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Foto: Kosovapress

Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare, sipas kalendarit në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në rend të ditës sot ka miratimin e Projektrezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe të rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në rend të ditës sot ka miratimin e raportit për përzgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës;

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2022, ku të ftuar do të jenë përfaqësuesit e KPMM-së.

Ndërkaq, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bën sot shqyrtimin e Raportit mjedisor për vitin 2022, shqyrtimin e Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme si dhe shqyrtimin e Projektligjit për Rregullat e trafikut rrugor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika