Krasniqi nuk i shkon në takim presidentes: Takimet e tilla s’kanë efekt real në draft-statutin e Asociacionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk ka marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk ka marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, sepse konsideron se takimet e tilla nuk japin asnjë efekt real për çështjen e draft-statutit të Asociacionit.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe të japë qëndrim zyrtar kryeministri i Kosovës, i cili, sipas tij, sot e kësaj dite ende nuk ka qëndrim.

Krasniqi tha se qëndrimi dhe rezervat e PDK-së sa i përket kësaj teme, prej preambulës deri tek nenet e fundit të draftit të prezantuar, janë të qarta dhe konkrete.

“Me gjithë respektin për presidenten dhe pozicionin që ajo ushtron, nuk kam marrë pjesë në takimin e ftuar dje për arsye se ky ka qenë vetëm një takim konsultativ i cili nuk jep asnjë efekt real në çështjet për të cilat është menduar se duhet të diskutohet. Padyshim që u takon liderëve institucionalë që t’i marrin përgjegjësitë të cilat u takojnë, por u takon pak më shumë që vërtet të krijojnë situata ku edhe inputet tona do të kenë një efekt”, ka thënë Krasniqi.

“Nuk besoj që na takon neve si liderë politikë që të lëshohemi në rolin e analistëve dhe të diskutojmë se çka është mirë dhe çka është keq, pa pasur mundësi që ta afektojmë në çfarëdo formë një rezultat ndërlidhur me çështjen e draft-statutit të Asociacionit. Ne, sot e kësaj dite, ende nuk e dimë qëndrimin e kryeministrit të Kosovës për sa i përket statutit të Asociacionit. Andaj, ai është i pari që e ka edhe përgjegjësinë kushtetuese, institucionale, ligjore që të tregojë qëndrimin e tij të vërtetë e të mos krijojë herë vetë, e herë përmes zëvendëskryeministrit apo të tjerëve, duke thënë se kemi pranuar, s’e kemi pranuar. Është e rëndësishme që ai i cili ka e përgjegjësinë për të marrë veprime ta qartësojë pozicionin e tij, sepse pozicioni ynë si PDK është i qartë”, theksoi ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika