Arrestohet kosovari i dyshuar për vrasjen me thikë të një shtatzëne në Itali

Karabinierët italianë kanë arrestuar shtetasin kosovar B.F., 41 vjeç, i cili dyshohet se e goditi shtatë herë me thikë një grua shtatzënë, duke e lënë të vdekur në pragun e shtëpisë së saj

Karabinierët italianë kanë arrestuar shtetasin kosovar B.F., 41 vjeç, i cili dyshohet se e goditi shtatë herë me thikë një grua shtatzënë, duke e lënë të vdekur në pragun e shtëpisë së saj, raporton “Today.it”.

B.F. u arrestua të martën vonë.

Sipas asaj që u raportua, 26-vjeçarja u gjet e gjakosur dhe pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj të martën.

Vrasësi i dyshuar ishte klient i supermarketit ku punonte gruaja. Gruaja që mbeti viktimë e kishte raportuar për ndjekje në të kaluar kosovarin.

Burri i viktimës ka dhënë intervistë në polici, por ende nuk dihet shkaku që ka çuar në këtë vrasje makabër.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika