14 shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë

13 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Siria gjatë operacionit nga Antiterrori, lajmin e ka bërë të ditur Abdulkarim Omar, zyrtar i lartë sirian, i cili përfaqëson administratën autonome të Serisë verilindore (AANES0).

“Sot, 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Omar në Twitter.

Në vitin 2020 u riatdhesuan pesë shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri, mes të cilëve katër fëmijë.

Ndërkohë në nëntor të vitit 2019 është liruar nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari Alvin Berisha, i cili tashmë i është kthyer jetës në Itali pranë familjes së tij.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika