14 të vrarë nga sulmi me armë zjarri në universitetin e Pragës

14 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Pragë

Foto: Reuters

Autoritetet çeke thonë se 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Pragë.

Policia ka thënë se personi i armatosur, gjithashtu, ishte “eliminuar” pas sulmit në Universitetin Charles, në sheshin Jan Palach në qendër të qytetit.

Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, ka thënë se kishte anuluar angazhimet e ardhshme në dritën e “ngjarjeve tragjike”.

Stafit të universitetit iu tha të “qëndrojnë në vend“, të barrikadojnë veten në dhoma dhe të fikin dritat, raporton Reuters.

Targ Patience, një britaniko-australian, i cili po qëndronte në një apartament afër vendit të ngjarjes, i ka thënë BBC-së se kishte dëgjuar “shumë të shtëna armësh“.

“Unë pashë nga ballkoni im dhe pashë policinë të mbërrinte. Disa oficerë po e kishin të vështirë të ndalonin njerëzit që po shkonin drejt vendit të ngjarjes”,  ka thënë Patience.

Pamjet e verifikuara nga vendi i ngjarjes dukeshin se tregonin njerëz të kapur në murin e jashtëm të ndërtesës së universitetit, disa kate më lart.

Studentët thanë se ishin barrikaduar në klasa.

Aktualisht i mbërthyer brenda klasës sime në Pragë“, ka shkruar Jakob Weizman në platformën X, një student në Universitetin Charles.

“E mbylla derën përpara se gjuajtësi të përpiqej ta hapte”.

Një email drejtuar stafit në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit Charles, i parë nga Reuters, ka paralajmëruar stafin për të shtënat.

Shkruhej “Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobiljet para derës, fikni dritat”.

Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe disa rrugë përreth universitetit ishin të mbyllura.

Universiteti Charles ndodhet në qytetin e vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga Ura historike e Karlit, një magnet turistik. /BBC

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika