FSK dërgohet në Shqipëri për gjetjen e trupit të një shtetasi të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës është dërguar në Shqipëri për gjetjen e trupit të një shtetasi të Kosovës, i cili dyshohet se ka rënë në lumë derisa peshkonte në lumin Buna në Shkodër më 17 dhjetor.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna. Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shprehu ngushëllime familjes Syla për humbjen e familjarit të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika