Hoxha: Ngjarjet në Banjskë ndikuan në këto rezultate të anketës

Analisti, Ylli Hoxha, ka deklaruar se ngjarjet e ndodhura në Banjskë gjatë këtij viti kanë ndikuar në rezultatet e sondazheve në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohen nga UBO Consulting

Analisti, Ylli Hoxha, ka deklaruar se ngjarjet që ndodhën në Banjskë gjatë këtij viti kanë ndikuar në rezultatet e sondazheve në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohen nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik.

Sipas tij, lufta e opozitës për ta rrëzuar këtë qeveri duhet të jetë më afatgjate se kaq.

“Shpresat se kanë me rrëzu kaq shpejt duhet të jenë zero, objektivi duhet të jetë më afatgjatë dhe shumë më serioz me punë sesa kemi parë deri tash. Jo shumë befasi, pak a shumë kemi qenë duke e pritur këtë lloj atmosfere. Banjska, procesi negociator veriu, mendoj është përcaktues i një fryrje të LVV-së në muajt e fundit dhe jo vetëm Banjska si aksion i suksesshëm, më shumë mendoj që në tre muaj ka pasur një zhvillim që është ripërcaktim marrëdhëniesh midis Kurtit dhe Bashkësisë Ndërkombëtare. Janë edhe 2 a 3 elemente që do t’i shtoja, që do t’i ndihmojnë në këto rezultate të sondazheve, por në të njëjtën kohë mund të jenë rrezik në atë se si LVV i lexon këto sondazhe”, tha ai.

“I treti rrezik mendoj që ka të bëjë me sa përkthehet disponimi në votë, duhet të ketë një element euforie në fushatë, në mënyrë që kjo votë njëmend të dalë. Nëse nuk ekziston ai moment euforie, rrezikon që ky rezultat të zvogëlohet dukshëm, sepse jo secili qytetar del e LVV është subjekti me më së paku kapacitet organizativ, që e përkthen votën e sondazhit drejtpërdrejt me votë që del në kuti nëse nuk ka momentum. E shoh rritjen e LDK-së dhe kjo ka të bëjë me reformën, lidershipin e ri”, shtoi Hoxha.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika