I shpëtohet jeta 75-vjeçarit, ShSKUK: Është bërë një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive

ShSKUK ka njoftuar se 75-vjeçarit i është shpëtuar jeta nga reagimi profesional i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës

Ilustrim

Shërbimi Splitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se reagimi i shpejtë dhe profesional i QKUK-së ka bërë që 75-vjeçarit t’i shpëtohet jeta.

“Pacienti kishte ardhur në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pasi kishte pësuar infarkt akut të miokardit, gjendje pas implantimit të CRT, Cardiomyopathy Dilatativa, Insuficiencë e avancuar kardiake, si dhe sëmundje e sheqerit”, thuhet në njoftim.

Fillimisht, pacientit i ishte bërë koronarografia dhe vërtetohet se ka ngushtime (stenoza) të avancuara të arterieve koronare, duke përfshirë edhe trungun e përbashkët (left main).

Për shkak të kompleksitetit të sëmundjes kardiake (zemër e dilatuar, me fraksion ejeksioni rreth 25%, me pajisje sinkronizuese të zemrës – CRT të implantuar me herët), konziliumi kardiologë- kardiokirurgë vendosi për stentimin e trungut të përbashkët (unprotected left main coronary artery disease), pasi pacienti ka rrezikshmëri të lartë për operacion të hapur (by-pass).

“Stentimi i kryer në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është trajtuar me sukses stentimi i LM-LAD tek pacienti 75 vjeç, dhe kjo paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive”, thuhet tutje në njoftim.

Mes të tjerash, thuhet se trajtimi i tillë bëhet vetëm në qendrat e njohura të kardiologjisë invazive në botë.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika