A po e refuzon Qeveria draft-statutin e Asociacionit?

Shqetësimin e tyre rreth ndryshimit të qëndrimeve të kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca për draft-statutin e Asociacionit, tashmë i kanë shprehur partitë opozitare

Partitë opozitare kanë shprehur shqetësim, siç thonë, me ndryshimin e qëndrimeve të kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca për draft-statutin e Asociacionit.

Sipas tyre, qëndrimet e tyre fillimisht për dhe pastaj kundër zbatimit, janë joserioze dhe do të ndikojnë keq në marrëdhëniet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar. Analistët thonë se Qeveria duhet të ketë kujdes, sepse kjo ndikon në prishjen e raporteve me faktorin ndërkombëtar.

Pas kërkesave të shumta të faktorit ndërkombëtar se Qeveria duhet ta themelojë asociacionin në bazë të draft-statutit të propozuar nga BE-ja, kryeministri Albin Kurti ka thënë se BE-ja dhe presidenti serb Vuçiq e kanë humbur shansin më 26 tetor në Bruksel, kur ai ishte i gatshëm ta nënshkruajë Asociacionin, ndërsa Vuçiq jo.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dalë hapur kundër draft-statutit të Asociacionit. Sipas tij, nuk mund të zbatohet drafti në të cilin ka shumë pika të dëmshme. Partitë opozitare ndërkohë kritikojnë pushtetin për ndryshim qëndrimesh.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se është joserioze që njëherë të pranohet e pastaj refuzohet një marrëveshje ndërkombëtare.

“Qesharake dhe për keqardhje janë deklarimet e udhëheqësve të shtetit për asociacionin. Kryeministri ka pranuar në marrëveshjen e Ohrit asociacionin. Asociacioni është derivat i nenit të 7 të kësaj marrëveshje”, tha Çitaku.

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria Kurti nuk duhet të merret seriozisht, për shkak të ndryshimeve të qëndrimeve që ka treguar në raport me marrëveshjen për Asociacionin. Sipas tij, luhatja e qëndrimeve do të ndikojë për të keq në raportet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar.

“Kjo Qeveri nuk duhet të merret seriozisht. Thanë se nuk e pranojnë asociacionin e pranuar në Ohër dhe Bruksel”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë vazhdim të dialogut derisa pala serbe përmes një letre dërguar BE-së ka shprehur hapur se nuk do ta njohë de-facto Kosovën. /EO

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika