BE-ja kundërshton Qeverinë që Fondi i Mirëbesimit të preket për borxhin e rrymës

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar veprimin e Qeverisë, e cila vendosi që të marrë një shumë të parave nda Fondi i Mirëbesimit për veriut, që të paguajë një pjesë të borxhit për energjinë elektrike të shpenzuar në komunat veriore. Zyra e BE-së në Prishtinë i ka thënë Dukagjinit se pagesa e borxheve të energjisë elektrike nuk plotëson kriteret për financimin e projekteve nga Fondi i Mirëbesimit, siç parasheh marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Afro 12 milionë euro është shuma që Qeveria vendosi t’ua marrë katër komunave veriore për të shlyer një pjesë të borxhit për rrymën e papaguar nga banorët atje.

Por, një pjesë të këtyre parave, Ekzekutivi e ka marrë nga Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit, i cili është krijuar në vitin 2013 në bazë të marrëveshjes për doganat mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo me këtë veprim nuk pajtohet Bashkimi Evropian. Zyra e BE-së në Kosovë i ka thënë Dukagjinit se marrëveshja nuk parasheh që paratë e këtij fondi të shpenzohen për qëllime të tilla.

“Aktualisht janë në dispozicion 3.6 milionë euro për disbursimin e projekteve të reja. Pagesa e borxheve të energjisë elektrike nuk plotëson kriteret për financimin e projekteve nga Fondi i Zhvillimit, të përcaktuara në Marrëveshjen e Brukselit për mbledhjen e të ardhurave doganore të datës 17 janar 2013”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së në Kosovë.

Dukagjini ka pyetur edhe ministrinë e Financave për vlerën e saktë të marrë nga fondi për të paguar borxhin e rrymës, por tash e dy ditë, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Qëllimi i këtij fondi është t’i zhvillojë dhe integrojë komunat veriore ku serbët që nga paslufta më 1999, nuk u binden vendimeve të institucioneve të Kosovës, por të strukturave paralele serbe që menaxhohen nga Serbia.

Paratë e Fondit grumbullohen nga importi i mallrave përmes pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat gjenden në veri të vendit.

Sipas zyrës së BE-së, që nga themelimi i Fondit për Zhvillim, janë ndarë mbi 14.5 milionë euro për projekte të ndryshme për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik të katër komunave veriore.

Zubin Potoku dhe Zveçani që udhëhiqen nga PDK-ja janë në mesin e komunave si Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi, të cilat preken nga vendimi i Ekzekutivit. E, kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci është hatruar me Qeverinë. Ati thotë se ky vendim është marrë pa u konsultuar fare me të.

“Ta them të vërtetën, as nuk e shoh në mënyrë të rregullt diçka, e as nuk e refuzoj për arsye se Qeveria është ajo që vendos, Qeveria i ka marrë. Qëndroj në mendimin tim se është dashtë me marrë prej çdo kryetari të komunave të veriut, të paktën një mendim”, ka thënë kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Dukagjini ka provuar të flasë edhe me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, si Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqit, por ata kanë qenë të paqasshëm.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika