Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Cameron viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla

Kjo është vizita e parë që Lord David Cameron zhvillon në Ballkan pas zgjedhjes së tij si Ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, pritet nga Donika Gervalla

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Kosovë, në një vizitë njëditore, ku do të zhvillojë takim me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kjo është vizita e parë që Lord David Cameron zhvillon në Ballkan pas zgjedhjes së tij si ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Në njoftimin e MPJD-së, thuhet se Kosova është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që kësaj radhe viziton ai.

Kryediplomati David Cameron është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga zv. kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me të cilën do të zhvillojë takim ditën e nesërme, duke filluar nga ora 08:30 në zyrat e MPJD-së.

Pas takimit dypalësh, zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, do t’iu adresohen medieve.

David Cameron ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016 dhe aktualisht ushtron detyrën e ministrit të Jashtëm.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika