Departamenti i Shtetit thotë se nuk ka parë akte të gjenocidit në Gazë

“Këto janë akuza të cilat nuk duhet të bëhen lehtë... ne nuk po shohim ndonjë veprim i cili mund të përbëjë gjenocid. Ky është qëndrimi i Departamentit të Shtetit”, tha Miller gjatë konference me gazetarë

Foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë veprime në Rripin e Gazës të cilat përbëjnë gjenocid, tha të mërkurën vonë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, pasi Afrika e Jugut e dërgoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për “gjenocid” gjatë luftës së tij në enklavën palestineze.

“Këto janë akuza të cilat nuk duhet të bëhen lehtë… ne nuk po shohim ndonjë veprim i cili mund të përbëjë gjenocid. Ky është qëndrimi i Departamentit të Shtetit”, tha Miller gjatë konference me gazetarë.

Ai ishte pyetur për kërkesën e Afrikës së Jugut, e cila kërkoi të martën që Gjykata Ndërkombëtare ta lëshojë një urdhër që Izraeli i ka shkelur detyrimet e veta nga Konventa e Gjenocidit e vitit 1948.

Gjykata ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën e Afrikës Jugore në seanca dëgjimore me 11 dhe 12 janar.

Izraeli ka thënë se do ta mbrojë veten nga këto akuza.

Lufta nisi pasi pjesëtarët e Hamasit i sulmuan qytetet jugore të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Prej atëherë, Izraeli e nisi një fushatë ajrore, tokësore dhe detare në Gazë, duke i vrarë mbi 22.300 palestinezë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Shumica dërrmuese e popullsisë prej 2.3 milionë të Gazës janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre dhe të strehohen në jug të enklavës./REL

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika