Arrestohet në Merdar veterani i UÇK-së Hasan Dakaj, flet avokati i tij

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare. Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i kontaktuar nga familja Dakaj, ka konfirmuar arrestimin dhe ka informuar se Dakaj po udhëtonte drejt Italisë me vëllain e tij nga Prizreni

Në pikën kufitare me Serbinë në Merdar, është arrestuar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, nga policia serbe.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i cili është kontaktuar nga familja Dakaj për arrestimin e tij.

Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se Dakaj është nga Prizreni dhe i njëjti po udhëtonte drejt Italisë me vëllain e tij.

Tutje, ai ka theksuar se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që të interesohet për fatin e Dakajt.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD-së) i kam shkruar dhe ata janë duke u marrë me këtë punë dhe jam duke kontaktuar edhe me zyrën ndërlidhëse në Beograd që e ka Kosova dhe kërkova urgjentisht lirimin e tij, pasi nuk ka asnjë arsyje që të mbahet i arrestuar”, ka thënë Smakiqi.

Ai ka thënë se familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasi policia serbe ka arrestuar familjarin e tyre, dhe, sipas avokatit, i njëjti është dërguar në qëndren e ndalimit në Kushumli.

“Hasan Dakajn e kanë marrë dhe e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kushumli, por të njëjtin kanë thënë që do ta dërgojnë në Beograd”, ka përfunduar Smakiqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika