Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën e pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka ripërsëritur qëndrimin serb se nuk do ta njohin kurrë shtetësinë e Kosovës

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë

Evropa po ia kërkon në heshtje Serbisë ta njohë Kosovën, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për “TV Pink”, Vuçiq ka thënë se një pjesë në Serbi mendon se është më mirë “dorëzimi i Kosovës”.

Ai ka shtuar se “kurrë nuk do të pajtohen për Kosovën”.

“Cilat janë qëllimet kombëtare për ne? Përveç asaj që e dimë se nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Ne kurrë nuk do të pajtohemi për Kosovën. Nuk mund të gënjejmë veten se jemi dakord për atë çështje, sigurisht se nuk jemi. Sigurisht se një pjesë mendon ‘dorëzo Kosovën, do të jetojmë më mirë’, vetëm se ata nuk do ta thonë këtë, e të tjerët thonë ‘mbroje Kosovën’. Është një pengesë brenda vendit, për të mos folur për presionet e jashtme. Nuk të pyesin nëse i ke shmangur sanksionet. Cila është çështja për të cilën mund të biem dakord? A është çështja e anëtarësimit në BE? Atëherë dikush do të na pyesë ‘Evropa po na kërkon ta njohim Kosovën e pavarur’, po, po kërkon, në thelb fuqia më e madhe e Unionit po e kërkon këtë”, ka thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika